Zjarr i fuqishëm në Vërtop të Poliçanit, flakët u shkaktuan nga…

Një sipërfaqe e madhe toke është përfshirë nga zjarri në fshatin Vërtop të Poliçanit pasditen e sotme dhe mendohet që zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga një banor. Arben Fejzollari, fermeri i cili ndezi një zjarr në tokën e tij, por flakët i dolën jashtë kontrolli, është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme

Flakët fillimisht kanë përfshirë një sipërfaqe të vogël, por për shkak të erërave zjarri është përhapur me shpejtësi drejt faqes kodrinore, duke shkrumbuar deri më tani dhjetëra hektarë me ullinj.

Për shkak të zonës së thepisur kodrinore, është e vështirë ndërhyrja e mjeteve në zonë dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës. Zjarri është duke përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës. Ndërkohë që aksioni për shuarjen e tij duket i vështirë për shkak edhe të errësirës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *