Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Peshtanit të Madh në Fier. Burime për median bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj dhe pisha shumë vjeçare, duke u përhapur kështu edhe pranë varrezave të vjetra të fshatit.
Mësohet se nga zjarri janë rrezikuar edhe antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.
Sakaq në vendngjarje ka shkuar policia si dhe forcat zjarrfikëse, në luftë për shuarjen e flakëve.