Një vatër e re zjarri është regjistruar në Patos të Fierit.
Burime për median bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke me ullinj, pranë zonës së quajtur ‘Ofiçina e Vjetër’.
Mësohet se zjarri është duke rrezikuar dhe banesat, pasi flakët po favorizohen nga era.
Në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikëses.