Një tjetër vatër zjarri është raportuar në vend.
Burime për median bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë fshatin Vilze të Shllakut në Shkodër. Mësohet se forcat e ushtrisë, zjarrfikësve dhe vullnetarëve kanë mbetur të bllokuar mes flakëve, pasi era e fortë i ka përhapur në mënyrë masive.
Është kërkuar ndërhyrja emergjence e forcave të tjera zjarrfikësve në vend.