Ka marrë flakë vetëm disa minuta më parë një fabrikë tullash në Kombinat. Bëhet me dije se zjarri është i përmasave të mëdha.
Sakaq, zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes, si dhe nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar.
Burime për median bëjnë me dije se 5 automjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin nën kontroll situatën.
Kujtojmë se zjarri sapo ka rënë.