Një vatër zjarri është raportuar mesditën e sotme në Vlorë.
Mësohet se zjarri ka rënë në autostradën Vlorë-Novoselë pranë fshatit Mifol.
Si pasojë e flakëve është djegur një hapësirë e konsiderueshme sipërfaqeje me shkurre. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.