Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Baban, bashkia Devoll.
Burime për median bëjnë me dije se flakët kanë shkrumbuar rreth 5 hektarë tokë, të mbjellë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë.
Mësohet se zjarri i cili rrezikonte edhe pemëtore të tjera është vënë nën kontroll por dëmet janë të mëdha.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.