Një vatër e re zjarri është shënuar në zonën e Dukatit, patos.
Burime për median bëjnë me dije se flakët janë të përmasave të mëdha, si dhe zjarri po përhapet në Grykën e Kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit. Mësohet se janë shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke me ullinj e shekullorë.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse.