Një vatër zjarri është regjistruar në Levan të Fierit.
Burime për median bëjnë me dije se flakët janë të përmasave të mëdha dhe se janë duke u përhapur me shpejtësi, si pasojë e erës.
Mësohet se në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, si se dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga pjesa e poshtme e kodrës e më pas ka avancuar.