Një vatër e re zjarri është raportuar këtë pasdite në Libofshës të Fierit.
Burime për median bëjnë me dije se flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinj. Mësohet se në zonë kanë mbërritur mjetet dhe punonjësit e repartit zjarrfikës.
Raportohet se zjarri është duke u përhapur me shpejtësi, si pasojë e erës.