Një zjarr masiv ka rënë mesditën e kësaj të Enjteje në fshatin Plovisht në Bashkinë e Maliqit.
Një masiv pyjor është përfshirë nga flakët, ndërsa mësohet se mjetet e shërbimeve zjarrfikës të Maliqit e kanë të pamundur të arrijnë flakët e zjarrit, për shkak të terrenit të vështirë, ndaj janë duke shkuar në këmbë punonjës të këtij shërbimi por edhe banorë të zonës për të bere te mundur fikjen e zjarrit.
Era e fortë pritet të përkeqësojë situatën dhe ende nuk dihet në qoftë se do të mundet të fiket zjarri brenda ditës së sotme.