Një zjarr i fortë ka rënë mesditën e sotme në zonën e Nivicës në Himarë, ndërsa flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Sarandës, të cilat nuk kanë lejuar flakët të zgjerohen.
Sakaq, në afërsi të tokës së prekur nga flakët ndodhej edhe një lokal i cili ka mundur të shpëtojë nga ndërhyrja e shpejtë së bashku me shumë rrënjë të tjera ullinj.