Zjarr në kabinën e plazhit në Durrës, policia dhe zjarrfikëset mbërrijnë në vendngjarje

Disa shtëpi pushimi janë djegur si pasojë e një zjarri që ka rënë pasditen e sotme në Durrës. Flakët kanë nisur rreth orës 15:45, në vendin e quajtur tek ish-kabinat e plazhit. Nga aty më pas, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe në kabina të tjera. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

NJOFTIMI I PLOTË:
Rreth orës 15:45, në vendin e quajtur tek ish-kabinat e plazhit, në zonën e Ilirias kishte rënë zjarr, në kabinën e shtetasit D.H, dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe në kabina te tjera të pabanueshme. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale në dy kabina të banueshme. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ku është bërë e mundur fikja e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimine rethanave të ngjarjes dhe pëcaktimin e shkaut të rënies së zjarrit.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *