Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Karaburunit, pranë gjirit të Shën Andreas.
Lajmi u bë i ditur nga Policia Kufitare, ndërkohë mësohet se flakët të cilat favorizohen nga era po shkojnë në drejtim të Gjirit të Gramës.
Sipas zjarrfikësve është e vështirë të ndërhyhet për shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë në zonën ku kanë rënë zjarr.