Ditën e sotme në Kukës, janë djegur një grumbull me goma makinash. Djegia e gomave të përdorura ka krijuar një re e madhe tymi e smogu, i cili ka përfshirë aksin kombëtar Kukës- Prizren, pjesë të rrugës së Kombit.
Tymi ka shkaktuar probleme edhe tek banorët e fshatrave Kodër Lumë, Muje e Shtiqën.
Prej më shumë se një 1 orë flakët dhe tymi vijojnë në përmasa shumë të mëdha Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime të shumta tek banorët e zonave përreth ndërsa autoritetet vendore ende nuk kanë bërë asnjë reagim.
/faxweb