Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës ka bërë me dije se zjarri i shfaqur një ditë më parë në Tërthorë të Kukësit është shuar krejtësisht. Në një postim në Facebook, ADZM-ja shton se fikja e zjarrit u bë me ndihmën e zjarrfikësve të Kosovës dhe të vullnetarëve.
“Është izoluar plotësisht zjarri i shfaqur me dt.19.08.2021 në orēn 10:15 në vendin e quajtur Koritnik brenda PN Korab-Koritnik,nga punonjësit e AdZM-së Kukes,të Nj.Ad Tërthore,zjarrfikës nga Kosova si dhe vullnetarë të tjerë që gjej rastin ti falenderoj për kontributin e dhënë. Kjo vatër zjarri ka përshkruar një sipërfaqe afërsisht 3 ha në pyje të lartë rrobulli, pishë e zezë dhe bredh i bardhë e cila po mbahet nën monitorim për ndonjë riaktivizim të mundëshëm nga punonjësit tanë,”- shkruhet në postim.
/Priza.al/