Një zjarr ka rënë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme përgjatë autostradës Lushnje-Rrogozhinë në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.
Vatra e zjarrit është aktivizuar në kanalin me barishte përgjatë autostradës duke rrezikuar bizneset pranë. Në një largësi prej 10 metrash ndodhet një pikë karburanti, servis makinash dhe një pikë materialesh ndërtimi.
Zjarrfikëset janë në vendngjarje për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Ato janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët dhe punonjësit e bizneseve të cilët së bashku zjarrfikësit po japin ndihmën e tyre për shuarjen e zjarrit.