Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një nga magazinat e një qendre tregtare në zonën e ish-doganës në Tiranë.
Flakët janë aktive prej më shumë se dy orësh, e ndërsa dyshihet se një person ka mbetur brenda. Një informacion i tillë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por nga sa raportohet është tentuar që të komunikohet me Arjan Salën, roje i sigurisë, por prej orësh nuk ka asnjë përgjigje.
Forca të shumta zjarrfikëse po luftojnë prej orësh me zjarrin, i cili është i vështirë për t’u vënë në kontroll.