Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e 8-të të një pallati në rrugën Shtraus në qytetin e Lezhës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga zjarri ka mbetur e lënduar një grua, e cila është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.