Shtetësja me iniciale E. T 49 vjeçe u dërgua në spital pasi kishte pësuar djegje të rënda si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi që po e përdorte për të gatuar .
Njoftimi i Policisë:
Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier, e cila ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, që e përdorte për gatim.