Zjarr në një banesë në Gjirokastër/ E mitura u fut në tualet për të shpëtuar, por më pas humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Dervician të Gjirokastrës.Mësohet se si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë, ka ndërruar jetë një shtetase e mitur, 12 vjeçe. Shkak i zjarrit në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit prej orës 17:00 ishte pa energji elektrike.

12-vjeçarja Krisanthi Ndriço u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit por nuk mundi dot.

Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndriço, i cili ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qenë shtetasi  I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare e cila ka humbur jetën.

49 vjeç është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *