Zjarr në një banesë në Patos, humb jetën një i moshuar. 73 vjeçar jetonte i vetëm në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë në fshatin Verbas, teksa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Sakaq, nuk dihen shkaqe e zjarrit ndërsa policia ka nisur punë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Verbas , Patos, në banesën e shtetasit S. S., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi S. S., 73 vjeç, i cili ndodhej brenda në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.