Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën Fadil Deliu në Tiranë.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i bombolës së gazit ndërsa mësohet se zjarrfikësja ka arritur në vendin e ngjarjes disa minuta me vonesë.
Është bërë i mundur evakuimi i banorëve pasi nga sasia e madhe e tymit që po lëshohet, mund të rrezikohen nga asfiksia.
/Priza.al/