Një pikë skrapi në Babrru të Tiranës është përfshirë nga zjarri. Deri tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse. Zona përreth është ‘pushtuar’ nga tymi i zi. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarri
/Priza.al/