Një servis makinash është përfshirë nga flakët në fshatin Saver të Lushnjes.
Zjarri nuk është shuar ende ndërsa mësohet se Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.
Dyshimet e para janë që zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa si pasojë e flakëve janë dëmtuar mjetet të cilat ishin në servis.