Prej dy ditësh tashmë zjarri ka përfshirë ullishtet në Fier. Dje zjarrfikësit e Fierit shkuan në vendngjarje, por terreni i vështirë e bëri të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Zjarri ka rënë në kodrat e Levanit dhe në kodrat e Zhupanit.
Terreni i vështirë dhe favorizimi i erës ka përhapur flakët duke përfshirë pemë të shumta ulliri. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes, por dyshohet që zjarri është ndezur fillimisht nga banorët fermerë dhe më pas era ka favorizuar flakët duke e nxjerr zjarrin jashtë kontrollit nga fermerët të cilët kanë njoftuar zjarrfikëset.