Një sipërfaqe prej dy hektarësh me pisha është shkrumbuar nga flakët në kodrat e fshatit Peshtan të njësisë administrative Frakull në Fier.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë rreth pasdites së djeshme dhe është riaktivizuar sërish mëngjesin e sotëm.
Nuk është hera e parë që kodrat e fshatit Peshtan përfshihen nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në pisha por dhe në ullishte.
Ndërkohë mendohet që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.