Një zjarri ka rënë këtë të enjte në Spitalin e Sarandës.
Mësohet se është përfshirë nga flakët salla e pajisjeve radiologjike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.