Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Starovë në Berat.
Zjarri është vendosur nga vetë fermerët për të djegur mbeturinat dhe mbetjet bujqësore, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi në drejtim të tokave bujqësore dhe në zonat me pemë frutore e vreshta. Si pasojë e zjarrit të rënë janë djegur 2 ha parcela të mbjella me misër, pemë frutore dhe vreshta.
Zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë mundur ta vënë zjarrin nën kontrroll dhe të shuajnë vatrat e flakëve.
Nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga zjarri.
/Priza.al/