Zjarr në Tragjas të Vlorës, era favorizon flakët; dyshohet se është e qëllimshme

Temperaturat e larta në vend, kanë shkaktuar vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Sot një tjetër vatër është aktivizuar në fshatin Tragjas të Vlorës, ku flakët favorizohen nga era dhe po përhapen me shpejtësi në pyll.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë me makina, ndaj janë detyruar që të punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, por pritet ende që të kryen hetimet.

Zjarret kanë shkaktuar deri tani dëme kolosale në disa qarqe të vendit, duke djegur me qindra hektarë, pyje e kullota, megjithatë mali i Tomorrit është më i dëmtuari, pasi atje flakët qëndruan disa ditë aktive.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *