Një vatër e re zjarri është regjistruar në kurorën e pishave në Pyllin e Sodës në Vlorë.
Burime për median bëjnë me dije se flakët janë të përmasave të mëdha, pasi janë favorizuar nga era.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.