Zjarret dhe thatësia po shoqërohen edhe me tërmete/ Shtetet në Jug me Shqipërinë goditen nga një valë lëkundjesh sizmike  

Ka keq e më keq dhe kur natyra nis të përkeqësohet nuk di të ndalet…

Turqia dhe Greqia janë dy nga vendet më të prekura nga flakët e zjarrit, duke humbur edhe jetë njerëzish.

E sikur të mos mjaftonte kjo, një “stuhi” tërmetesh ka goditur zonën e Datças.

Sipas mediave turke, janë regjistruar 131 tërmete, më i madhi me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter.

Ndërsa “EMSC” ka shënuar lëvizje të tjera në një zonë tjetër. Rreth orës 1 të mëngjesit, në Dodecanese është shënuar një tjetër lëkundje, por këtë herë me përmasat 3.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë që dhe në Greqi, situata nuk është më e mirë. Pranë zonës së njohur si Peristeri, është shënuar një lëkundje me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *