Dy zjarre të njëpasnjëshme kanë rënë mbrëmjen e sotme në Berat.
Zjarri i parë është regjistruar në pyllin me pisha në fshatin Galinë dhe pak minuta më pas në zonën e kallamishteve në fshatin Moravë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikësish që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër edhe pse zjarri po përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era.
Sipas Repartit të Shpëtimit nga Zjarri Berat, nuk janë regjistruar dëme.
Në fshatin Moravë u dogj një sipërfaqe prej 100 metër me kallamishte e ferra. Ndërkohë në fshatin Galinë është djegur 50 metër pyll. Burime të zjarrfikësve në vendngjarje bëjnë me dije se në të dyja rastet zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin e autorëve.