Një banor i fshatit Frashtan , Kristo Ziso është asfiksuar si pasojë e tymit të zjarreve që kanë përfshirë zonën e Dropullit.
Flakët kanë përparuar drejt zonave të banuara.
Personi i asfiksuar është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjirokastrës. Por si pasojë e asfiksisë i ka rënë infarkt, ndërkohë do të niset me urgjencë në Janinë.