Zjarret e frikshme në Greqi kanë sjellë një ‘stuhi’ ndryshimesh në kabinetin e kryeministrit Mitsotakis. Ai ka vendosur të zëvendësojë disa ministra dhe zëvendësministra fill pas situatës kritike që po kalon vendi ynë fqinj.
Sot në orën 13:00 pritet që të betohet si zëdhënës i qeverisë greke emërohet Janis Ikonomu i cili më parë ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Zhvillimit Bujqësor.
Christos-Jeorgios (Akis) Skertsos i cili ka mbajtur postin e zëvendësit të Shtetit tashmë do të betohet për pozicionin e Ministrit të Shtetit.
Një tjetër zëvendësministër i Shtetit për Trajtimin e Katastrofave Natyrale emërohet Christos Triandopoulos, më parë mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të ministrit të Ekonomisë.
Ajo që bie në sy nga kjo mini-rokadë në kabinetin grek, është se Mitsotakis nuk ka preferuar të lëvizë nga pozicionet dy nga ‘shkaktarët’ që lidhen drejtpërdrejt me zjarret në vend, zv.ministrin e Trajtimit të Krizave Nikos Chardalias si dhe ministrin e Mbrojtjes së Qytetarit Michalis Chrysochoidis.
/Priza.al/