Zjarret në Jug/ Tymi mbulon Himarën, po digjet mali, qielli po bëhet gri

Në kulmin e sezonit turistik kur çdo gjë duhet të shkonte “vaj”, Jugu i vendit dhe Riviera Joniane janë kthyer në një “zgarë” gjigante tymi e flake dhe po bëjnë që dhe pushuesit të mos jenë më komod dhe të mendojnë largimin.

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me tym e zjarr në Himarë, ku janë aktivizuar sërish vatrat e reja dhe të vjetra.

Siç duket nga fotot e siguruara nga mediat, nga mali sërish del tym, ndërsa me sy të lirë raportohet se nuk dallohen forca zjarrfikëse, apo të Forcave të Armatosura.

Për këto të fundit thuhet se janë angazhuar për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por me sa duket numri i tyre është fare i pakët dhe qeveria nuk po merr masa serioze për këtë situatë.

Qytetarët dhe bizneset e Himarës kanë nisur të ankohen jo vetëm për ndotjen e ajrit që është krijuar, por edhe për frikën që kanë se mos turistët nisin të largohen në mes të sezonit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *