Kolorado është përfshirë nga zjarret masive duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen.
Zjarri po përparon me shpejtësi në veri të Denverit dhe zyrtarët paralajmërojnë se ka të ngjarë të ketë të vdekur ose të plagosur në orët në vijim. Zjarri besohet se është ndezur nga shkëndijat elektrike pasi erërat e forta rrëzuan linjat e energjisë.
Rreth 30.000 njerëzve në qytetet Louisville dhe Superior u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
‘Shpresojmë që erërat të ndalen dhe moti të ndryshojë’, -u shpreh Guvernatori Jared Polis i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme
Daniel Swain një meteorolog në Universitetin e Kalifornisë, shprehu habinë e tij që një zjarr i tillë po ndodh në dhjetor, pasi konsiderohet një kohë kur nuk ka zjarre .
Kolorado ka përjetuar thatësira ekstreme vitet e fundit. Shkencëtarët thonë se ngrohja e klimës e shkaktuar kryesisht nga aktivitetet njerëzore si djegia e pakontrolluar e lëndëve djegëse fosile janë shkaktarë të këtyre fenomeneve të pazakonta.
/Priza.al/