Zjarret në Shqipëri/ Ambasada amerikane: Lutjet tona shkojnë për të prekurit, do të jemi gjithmonë përkrah…

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë, ku ditën e sotme fatkeqësisht u shënua dhe viktima e parë në Gjirokastër.

Në një status në Facebook të cilin e shoqëron me një video ku shihet aksioni i Forcave Speciale në tentativë pvr të shuar zjarrin, ambasada shprehet se qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira.

Postimi i plotë:

‘Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *