Zjarret në të gjithë vendin, kryeministri Rama: Faleminderit Forcave të Armatosura për profesionalizimin dhe përkushtimin

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka bërë në rrjetin e tij sociale Facebook një falenderim për të gjitha forcat ushtarake e civile që po luftojnë me flakët që kanë pushtuar vendin tonë.

“Mirëmëngjes me një falënderim të madh për heronjtë e forcave tona ushtarake e civile, të cilët këto ditë po përballen me përkushtim të lartë e profesionalizëm me vatrat agresive të zjarrit, që kanë ndezur Mesdheun e jo vetëm”, shkruan Rama.

Në të gjithë territorin e vendit tonë gjithsej janë aktive 6 vatra zjarri. Më në rrezik vijon të mbetet Qarku i Vlorës, pasi si pasojë e erës dhe terrenit të vështirë për të ndërhyrë, flakët po përhapen drejt Karaburunit duke rrezikuar kështu Parkun Kombëtar.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *