Zjarret në vend/ Flakët kërcënojnë ‘Syrin e Kaltër’, ndërhyjnë 4 avionë grekë

Vatra e zjarrit në zonën e Dropullit në Gjirokastër është duke kërcënuar parkun e Syrit të Kaltër.

Burime për median bëjnë me dije se zjarri nuk është arritur të shuhet ende dhe deri më tani janë djegur 30 ha pyje dhe 270 kullotë. Mësohet se në terren ndodhet 4 avionë grekë dhe 1 i Forcave të Armatosura, të cilët  po punojnë për shuarjen e flakëve. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po furnizohet me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 12 fluturime.

Raportohet se në terren është punuar për gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *