Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me vatrat e zjarrit në vend.
Përmes një deklarate për mediat, ministria bën me dije se në janë raportuar 22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit.
Mësohet se janë angazhuar 562 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse.
Vatra aktive janë në total 6 dhe janë shuar gjatë një dite 16 të tjera.
Njoftimi i plotë:
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive 6 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
• Fshatin Melgush dhe fshatin Rranxa, bashkia Vau Dejës.
• Fshatin Çernen, bashkia Dibër.
• Fshatin Mukje, Fshatin Derven bashkia Krujë.
• Fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan.
• Në vendin e quajtur Uznovë, bashkia Berat.
• Fshatin Fier i Ri dhe në fshatin Saver bashkia Lushnjë.
• Fshatin Petov, bashkia Fier.
• Në njësinë administrative Rajoni Nr.5 dhe në lagjen “Partizani” bashkia Vlorë.
• Fshatin Shkozë, bashkia Selenicë.
• Fshatin Golem, bashkia Kavajë.
• Fshatin Çerkezë dhe në fshatin Mjull Bathore, bashkia Tiranë.
• Njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër.
• Fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin.
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 562 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
• Në Maje të Zorgjit, njësia administrative Shalës, sipër fshatit Nderlysa, bashkia Shkodër. Aktualisht po vijon puna nga forcat e pushtetit vendor.
• Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, në fshatin German, bashkia Mat. Gjatë ditës së djeshme kanë punuar forca të pushtetit vendor, vullnetarë dhe forca Armatosura të cilët kanë mundur të bëjnë izolimin e disa vatrave të zjarrit, operacioni do të vazhdoj edhe sot ku do të angazhohen forcat e pushtetit vendor dhe 50 efektive nga FA.
• Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, vijon puna në terren për shuarjen zjarrit të rënë më datë 19.07.2022. Gjate natës janë shfaqur dhe tre vatra te tjera zjarri qe janë ne distance rreth 500 m nga vatra kryesore. Nga bashkia e Durresit po punohet per hapjen e rrugëve per futjen e mjeteve zjarrfikëse. Operacioni vazhdon.
• Në fshatin Dragobi, bashkia Tropojë zjarri i rënë në një sipërfaqe malore me pemë ahu vijon të digjet me intensitet të ulët brenda vatrave të saj. Ditën e sotme kanë filluar punën për izolimin e vatrave aktive nga forcat e bashkisë dhe ADZM.
• Në fshatin Skuraj, vijon puna nga bashkia Kurbin, intensiteti i vatrave është më i ulët.
• Fshatin Mal i Bardhë, bashkia Kurbin po mbahet ne monitorim nga bashkia.
U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë strukturave te sistemit te mbrojtjes civile.
Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.