Kryeministri Rama ka përgëzuar Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers për angazhimin e ditëve të fundit në shuarjen e zjarreve në Karaburun dhe në vendet e tjera të prekura.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një video me pamje nga operacionet e shuarjes së zjarreve. Rama thotë se ekipet e përfshira në operacionin e shuarjes së zjarrit meritojnë respekt dhe inkurajim.
POSTIMI
“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”.
/Priza.al/