Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të situatës me zjarret në vend, teksa thotë se ka disa lajme të mira.
Ai shkruan se e keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës u shmang, janë shtuar trupa dhe mjete. Sipas tij, forcat tona po arrijnë të largojnë zjarrin nga parku i Llogarasë.
POSTIMI I RAMËS
Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka:
E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit.
Në zonë po punon edhe një helikopter
Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.
48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë
Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin?
***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër), Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë)
/Priza.al/