Zjarret në vend, reagon ministria e Mbrojtjes: 11 vatra gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me vatrat e zjarrit në vend.

Përmes një deklarate për mediat, ministria bën me dije se në janë raportuar 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shuar vetëm 8 prej tyre.

Mësohet se janë angazhuar 255 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca  te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, sherbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Sakaq vatra aktive janë ato në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe dhe në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan.

Njoftimi i plotë:

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 11 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

  • në fshatin Dhores, bashkia Skrapar;
  • në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan;
  • në fshatin Sovjan, bashkia Maliq;
  • në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë;
  • në fshatin Saver, bashkia Lushnje;
  • në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë;
  • në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë,
  • ne fshatin Ndershen, bashkia Mirdite.

Per shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.

Janë angazhuar 255 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca  te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Vijojnë aktive vatrat ne:

në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojnë pune forcat e Adzm dhe të bashkisë për normalizimin e situatës.

në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA.

në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh. Ndërhyrja e forcave operacionale ka qene e menjëhershme duke shmangur rrezikun e djegës se banesave. Bashkia Dropull ne kete  situate u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse. Duke marre ne vlerësim situatën e krijuar ne bashkinë Dropull është aktivizuar sistemi i Mekanizmit te Mbrojtjes Civile te Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofruar asistence ndërkombëtare me 2 avionë për ndërhyrje nga ajri.

Me ndërhyrjen nga ajri dhe toka përgjatë gjithë ditës se djeshme edhe deri sot është bere e mundur mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe banoreve. Sot ne orët e para te mëngjesit ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrisë Mbrojtjes dhe dy avionëve te Qeverise Greke. Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë çdo strukture te sistemit te mbrojtjes civile. Çdo njoftim i juaj për vatrat e zjarreve apo fatkeqësi te tjera do te vere menjëherë ne lëvizje sistemin e mbrojtjes civile duke bere aktivizimin e forcave operacionale ne nivel vendor dhe qendror ne mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.

Gjithashtu rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *