Zjarri që kishte përfshirë ullishten në zonën e Elbasanit është shuar.
Burime bëjnë me dije se ditën e djeshme një zjarr ra në zonën e ullishtes Elbasan ku zjarrfikësve iu është dashur rreth 12 orë punë që ta fikin.
Ndërkohë që për fikjen e zjarrit janë angazhuar rreth 30 zjarrfikës nga Cërriku Belshi dhe Peqini në ndihmë të zjarrfikses Elbasan ku janë vënë në dispozicion 7 makina. Mësohet se zjarri ka djegur rreth 20 HA ullishte shekullor rreth 500 vjeçar.
Ditën e sotme kanë ardhur dhe Efektiv ushtrie në mbështetje të zjarrëfikses Elbasan për të fikur vatrat e vogla që kanë mbetur në brendësi të kodër ullishtes.