Zjarri në fshatin Bogë, njësia administrative Shrel vijon ende të jetë ktiv.
Burime për median bëjnë me dije se ende vijon operacioni për fikjen e flakëve, pasi këto të fundit të ndihmuara dhe nga era e temperaturat e larta kanë përparuar në një sipërfaqe të madhe në zonën e mbrojtur.
Gjithashtu përveç dëmit mjedisor, dëme janë shkaktuar edhe në bujtina. Si pasojë e tymit dhe flakëve, turistët janë të shqetësuar.
Mësohet se në vendngjarje ndodhen 30 forca të Repartit Ushtarak Vau i Dejës, 7 forca të MZSH, 10 forca nga Drejtoria Pyjore dhe 6 nga Azdm Shkodër.