Zjarret nuk fiken! Riaktivizohet një vatër e re në Lunxhëri, forcat zjarrfikëse dhe ushtarake operacione gjatë gjithë natës

Riaktivizohet një vatër e rrezikshme zjarri në Lunxhëri të Gjirokastrës. Forcat e PMNZSH Gjirokastër, të mbështetura nga 100 forca ushtarake, janë në terren për të shuar këtë vatër mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë.

Sapo është aktivizuar edhe helikopteri i cili deri tani ka kryer 2 inkursione për shuarjen e flakëve.

Në orën 03:30 janë shuar flakët në Kalanë e “Shën Triadës”, ku gjenden antenat e telefonive celulare. Vatra e mësipërme është e vetmja e riaktivizuar deri tani.

Tym dhe flakët kudo! Këto dy fjalë përshkruajnë më së miri çfarë ka ndodhur dje në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës.

Në pamjet e mëposhtme, duket qartë lufta ndaj zjarrit që kanë zhvilluar forcat e Armatosura, të cilat shkuar menjëherë në terren për shuarjen e flakëve.

Featured image of article: Tym dhe flakë! PAMJE të papara nga lufta me flakën në Asim Zeneli, ushtarët përdorin çdo gjë për të ndihmuar

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, një viktimë u shënuar teksa po përpiqej deri në frymën e fundit që të mbronte shtëpinë e tij nga flakët që po i afroheshin.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *