Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se bë të gjithë vendin mbeten gjashtë vatra aktive zjarri. Vatrat aktive janë në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës ndërsa me to po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren. Era është duke favorizuar flakët, por pa rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, problematike paraqitet situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh. Në këtë fshat, është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike.
Postimi i plotë:
“Në 6 vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara.
Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike. Në terren forcat vijojnë punën të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave.”