Ministri i mbrojtjes Niko Pelshi, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se të pesë vatrat e zjarrit të cilat ishin aktive sot në zona të ndryshme të vendit,janë shuar.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ministri Peleshi u shpreh se situata është shumë më e mirë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa shtoi se asnjë vatër zjarri nuk është tashmë aktive në të gjithë territorin e vendit.
“Të pesë vatrat e zjarrit që ditën e sotme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të punonjësve të pushtetit lokal dhe qendror.
Pavarësisht temperaturave të larta, aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, një situatë e pakrahasueshme me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri”, ka shkruar Peleshi.