Një vatër e re zjarri është regjistruar në Mallakastër.
Burime për median bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me ullinj, ku për pasojë janë djegur rreth 4 hektarë tokë. Si pasojë e flakëve rrezikohen edhe banesat të cilat ndodhen afër zonës të njohur si Gjerbs.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë në kontroll zjarrin.